Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson.
Kurti e ka falënderuar për mbështetjen që Suedia i ka dhënë Kosovës ndër vite, përfshirë kontributin në kuadër të KFOR-it.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Kurti ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes suedeze për Kosovën në procesin e integrimit dhe anëtarësimit në institucionet euro-atlantike.




