Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e partisë do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, të thirrur për 9 shtator.
Pas mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar, Hamza tha se pret që seanca të sjellë rezultate dhe të çojë drejt konstituimit të Kuvendit.
Ai theksoi se shpreson që pjesëmarrja në seancë të mos jetë vetëm një kalkulim politik, por të rezultojë me funksionalizimin e institucioneve./EO/




