Partitë parlamentare kanë propozuar kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës.
VV ka propozuar Ardian Golën, LDK-ja Kujtim Shalën, ndërsa PDK-ja Vlora Çitakun. Lista Serbe ka propozuar Sllavko Simiqin, ndërsa Grupi 6+ Emilja Rexhepin.
Pas propozimeve, Kuvendi ka ndërprerë punimet për 30 minuta për të diskutuar mënyrën e votimit, pasi janë shfaqur mospajtime rreth procedurës.




