Instituti i Kosovës për Drejtësi ka shprehur mbështetje për “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Mbështetja u bë e ditur gjatë një takimi mes përfaqësuesve të platformës “Liria ka Emër” dhe drejtuesve të IKD-së.
Nga IKD-ja u theksua se procesi gjyqësor në Hagë duhet të zhvillohet në mënyrë të drejtë, të pavarur dhe në përputhje me standardet e gjykimit të drejtë.
Marshi do të nisë më 12 shtator, në orën 14:00, nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.




