Koordinatorja e Komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka kritikuar PDK-në dhe LDK-në lidhur me kandidaturat e tyre për nënkryetarë të Kuvendit.
Ajo ka argumentuar se shumica nuk duhet t’i mbështesë kandidatët për këto poste nëse partitë opozitare nuk janë të gatshme të kontribuojnë në funksionimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit.
Sipas Mihalit, marrëveshja për nënkryetarët duhet të jetë pjesë e një dakordimi më të gjerë për funksionalizimin e institucioneve të Kosovës.
Ajo ka paralajmëruar se mungesa e bashkëpunimit për zgjedhjen e presidentit mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.




