Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Rasti dyshohet se ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 20:00, në qendrën “The Village Shopping & Fun” në Ferizaj.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, policia ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë informacione për identitetin apo vendndodhjen e tij të njoftojnë Policinë në numrin 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Policia ka bërë të ditur se informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.




