Në Gjykatën Speciale ka nisur seanca për rastin e dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, lidhur me akuzat për ndërhyrje në drejtësi.
Thaçi është i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa Hajredin Kuçi, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu po marrin pjesë përmes videolidhjes.
Gjatë seancës do të paraqiten deklarimet përmbyllëse. Fillimisht do të flasë Prokuroria, pasuar nga mbrojtja e Thaçit dhe mbrojtjet e të akuzuarve të tjerë.




