Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë nisur sot deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të akuzuar për pengim të drejtësisë.
Prokuroria ka kërkuar që të gjithë të shpallen fajtorë dhe ka propozuar dënime të ndryshme. Për Thaçin është kërkuar dënim prej 6 vjetësh burgim, ndërsa për Smakajn, Fazliun dhe Kilajn nga 3 vjet. Për Hajredin Kuçin është kërkuar dënim prej 9 muajsh burgim.
Sipas Prokurorisë, këto dënime duhet të bazohen në provat dhe faktet e paraqitura gjatë procesit gjyqësor.




