Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, B.Sh., A.G. dhe R.Z., si dhe ndaj një subjekti juridik, SH.P.K. “D.C & E”.
Ata dyshohen për disa vepra penale, përfshirë keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, si dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Rasti është duke u proceduar nga organet e drejtësisë.




