Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në SHBA, duke shprehur solidaritet me familjet e viktimave dhe popullin amerikan.
Ai tha se sulmet e vitit 2001, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona, tronditën botën dhe përbëjnë një nga aktet më të rënda terroriste.
Abdixhiku theksoi se Kosova e njeh rëndësinë e lirisë dhe miqësisë me SHBA-në, duke vlerësuar se raportet mes dy vendeve janë ndërtuar mbi besim, vlera të përbashkëta dhe solidaritet.
Ai rikonfirmoi përkushtimin e LDK-së ndaj aleancës me SHBA-në dhe vlerave demokratike, duke përmbyllur mesazhin me nderimin për viktimat e 11 Shtatorit.




