Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren, në kuadër të planeve operative “Siguria në shkolla” dhe “Siguria në trafik”.
Gjatë kontrolleve në trafik, më 9 shtator, janë shqiptuar 24 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe trotinetëve, ndërsa janë sekuestruar 14 motoçikleta dhe një trotinet.
Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme në rrugë.




