Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Oda e Përmbaruesve Privatë të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushat ekonomike, juridike dhe sociale.
Marrëveshja synon informimin më të mirë të bizneseve për procedurat përmbarimore, rritjen e profesionalizmit dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta.
Kryetarët e dy institucioneve, Agim Shahini dhe Mehdi Reshani, thanë se bashkëpunimi do të ndihmojë në lehtësimin e procedurave dhe mbrojtjen e interesave të bizneseve./EO/




