Në xhamitë e Kosovës, gjatë hytbes së xhumasë, është bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Thirrja është bërë me rekomandim të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, i cili ka shprehur përkrahjen e tij për këtë organizim.
Në mesazhin e hytbes u bë apel që qytetarët të marrin pjesë në mënyrë të qetë dhe dinjitoze, duke theksuar rëndësinë e drejtësisë, solidaritetit dhe kujtesës për sakrificat e luftës.
Pak ditë më parë, Tërnava kishte pritur në takim përfaqësuesit e organizatës “Liria ka emër”, të cilët e kanë organizuar marshin.




