Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se Kosova ndodhet para një situate që kërkon veprime urgjente për mbrojtjen e shtetit dhe institucioneve.
Ajo tha se në Kuvend do të kërkojë zbatimin e nismës së Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës.
Sipas Bajramit, personat që shkelin Kushtetutën duhet të përballen me përgjegjësi penale dhe të japin llogari për veprimet e tyre.




