Një grua nga Kosova, e cila ishte raportuar si e zhdukur më 22 gusht 2026, është gjetur mbrëmë në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Sipas Policisë, njësia policore e ka ndaluar gruan rreth orës 23:40 dhe, pas verifikimit, është konstatuar se bëhej fjalë për personin e raportuar të zhdukur.
Ajo ka deklaruar se ishte larguar me vullnetin e saj nga personi me të cilin kishte bashkëjetuar dhe se nuk dëshironte të kthehej tek ai. Gruaja ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer te familja e saj.




