Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se Kosova sot qëndron në solidaritet me personalitetet kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
Mustafa ka theksuar se Kosova kërkon drejtësi dhe një proces të paanshëm për ish-pjesëtarët e UÇK-së, duke shprehur pritjen që ata, të cilët sipas tij luftuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit, të kthehen në atdhe.
“Aty ku e kanë vendin”, ka shkruar Mustafa, duke shprehur solidaritetin e tij me të akuzuarit që po gjykohen në Hagë.




