Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë fjalimit në “Marshin për Liri” në Prishtinë, ka mbrojtur luftën e UÇK-së dhe ka kërkuar që ish-krerët dhe luftëtarët e saj të mos persekutohen.
Gjini tha se UÇK-ja luftoi kundër forcave që, sipas tij, kishin kryer vrasje dhe dhunë ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë. Ai theksoi se luftëtarët e UÇK-së morën armët për çlirimin e vendit dhe se për këtë, sipas tij, meritojnë respekt e jo përndjekje.
“Qysh mundet me pas faj një popull që e ka kap pushkën për liri?”, tha Gjini para pjesëmarrësve të marshit.
Ai u shpreh se luftëtarët e lirisë duhet të nderohen për kontributin e tyre, duke përsëritur thirrjen që ndaj tyre të ketë mirënjohje dhe jo, siç tha ai, persekutim të mëtejshëm./EO/




