Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për 24 orët e fundit, ku janë raportuar gjithsej 40 aksidente trafiku.
Sipas raportit, një aksident ka përfunduar me fatalitet, 12 persona janë lënduar, ndërsa 27 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar 2,083 gjoba për kundërvajtje në trafik. Po ashtu, janë arrestuar 15 persona, ndërsa 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje.




