Mbrojtja e Hashim Thaçit ka kundërshtuar përdorimin e transkripteve të Prokurorisë në rastin që po gjykohet në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Avokatja Sophie Menegon deklaroi se mbrojtja i kundërshton transkriptet në tërësi, duke argumentuar se Prokuroria nuk e ka përmbushur barrën e provës.
Sipas saj, mbrojtja nuk duhet të ketë detyrimin për të dëshmuar pasaktësinë e materialeve të paraqitura nga Prokuroria.
Menegon theksoi gjithashtu se një vendim fajësie ndaj Thaçit nuk mund të mbështetet kryesisht në këto transkripte, pasi autorët e tyre nuk janë identifikuar dhe mbrojtjes nuk i është dhënë mundësia t’i marrë në pyetje.




