Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për të Mitur, e ka shpallur fajtor I.A. për veprën penale “Sulmi seksual”, duke e dënuar me 10 vjet burgim.
Përveç dënimit me burg, gjykata i ka shqiptuar edhe ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës si “nëpunës teknik dhe mbështetës” në të gjitha shkollat e Kosovës për pesë vjet.
Gjykata ka vendosur gjithashtu vazhdimin e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.
Koha e kaluar në paraburgim, nga 1 prilli 2026 deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, do t’i llogaritet në dënimin me burgim.




