Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar për zhvillimet politike në vend, duke kritikuar qeverisjen dhe situatën institucionale.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe Serbinë se, sipas saj, kanë interes për një Kosovë të destabilizuar dhe jofunksionale.
Ajo ka theksuar se Kosova duhet të funksionojë mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjit, duke kundërshtuar, siç ka thënë, kapjen e institucioneve nga grupet politike.




