Lëvizja Vetëvendosje hapi fushatën mbrëmë në sheshin “Skenderbeu”. Në oren 13:00 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zhvillon ngjarjen e saj në hotel Venus.
Kurse Nisma Socialdemokratë do të hapë fushtatën në Klan Arena, në orën 14:00. Fushata e LDK-së do të hapët në Pallatin e Rinisë, në orën 18:00. Si dhe hapja e fushatës së PDK-së bëhet në “Parkun e Qytetit” në Mitrovicë në orën 19:00.
Për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, Lëvizja Vetëvendosje ka numrin 105, PDK është me numrin 191, LDK është me numrin 113, AAK ka numrin 174, NISMA Socialdemokrate është me numrin 186, Lista Serbe ka numrin 170, Alternativa është me numrin 103, Partia Guxo ka numrin 118, dhe Partia Socialdemokrate është me numrin 149.




