Rreth 18,800 maturantë sot marrin pjesë në Provimin e Maturës Shtetërore.
MAShTI ka marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e testit, përfshirë angazhimin e mbikëqyrësve dhe ekipeve të IT-së.
Ministria rikujton maturantët të respektojnë rregullat, veçanërisht ndalimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike, pasi hyrja me to nuk do të lejohet. Pas orës 10:00, hyrja në qendrat e testimit do të mbyllet./rtvmalisheva




