Qendra Linja e Jetës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që në rastet kur të janë dëshmitarë të personave që janë duke tentuar të vetëvriten, të mos kontribuojnë në praktika që mund të stigmatizojnë e rrezikojnë ata/ato, siç janë publikimi e shpërndarja e fotove & videove nga vendi i ngjarjes, çoftë në portale apo rrjete sociale personale, por t’u ndihmojnë atyre, duke lajmëruar njërën nga shërbimet emergjente.
Linja e Jetës ka shpërndar numërat e shërbimeve emergjente:
Policinë e Kosovës: 192
Ndihmën e Shpejtë: 194
Zjarrfikësit: 193
Linjën e Jetës: 0800 12345
Poashtu kjo qendër ka vendosur një numër dhe një linjë ku secili, në rast të përjetimit të ndonjë shqetësimi emocional apo mendime negative, mund të telefonojnë ose shkruajn.
“Raste të tilla nuk janë thirrje për senzacionalitet medial e shkelje të privatësisë, por për ofrim të ndihmës, sigurisë dhe mbështetjes emergjente.” thuhet në thirrjen e kësaj qendre.




