Dy zyrtarë të lartë policorë, janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pasi u suspenduan nga Ispektorati Policor i Kosovës.
Gazeta Sinjali ka zbuluar ekskluzivisht identitetin e tyre, ku bëhet fjalë për nënkolonel Nexhat Gutiq dhe kapiten Prek Tuna.
Valbona Disha Haxhosaj, Prokurore e Krimeve të Rënda në Pejë ka konfirmuar se Prokuroria Themelore në Pejë, të arrestuarit në fjalë i ka dërguar në mbajtje për 48 orë, si pjesë e hetimeve për dyshimet e ndërhyrjes së paautorizuar në procedurat policore.
Disha Haxhosaj konfirmon për Sinjalin se Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur veprime hetimi lidhur me rastin dhe se po bashkëpunon ngushtë me Inspektoriatin Policor të Kosovës.




