Superliga e Kosovës në futboll të dielën kthehet me disa superpërballje në kuadër të javës së pesët.
Malisheva do të presë ekipin nga kryeqyteti, Prishtinën, ku kërkon një fitore tjetër pas asaj me Gjilanin javën e kaluar.
Përballje tjetër interesante pritet të jetë edhe Drita me Prishtinën e Re, ku gjilanasit kërkojnë fitoren e parë për këtë sezonë pas një starti jo të mirë.
Ndërkaq lideri i tabelës Dukagjini, do të udhëtojë në Skënderaj ku do te luajë kundër Drenicës.
Përballje tjera interesante pritet të jenë edhe Llapi-Ballkani dhe Ferizaji-Gjilani.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen të dielën me fillim nga ora 15:00.




