Aktori turk Burak Özçivit ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion të tij për pushime.
I shoqëruar nga partnerja e tij, Fahriye Evcen, ai së fundmi është parë në qyetetin bregdetar të Vlorës.
Ai ka vizituar edhe ambientet e bashkisë ku është pritur nga kryebashkiaku Ermal Dredha i cili u shpreh se aktorit turk, qyteti bregdetar i kishte lënë shumë mbresa.
Protagonisti i serialit “Osmani”, i njohur edhe për role tjera ikonike në telenovelat turke ka shpërndarë “InstaStory”, duke reflektuar qetësinë dhe kënaqësinë në qytetin bregdetar.




