Presidenti Amerikan Donald Trump ka thënë se shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia mund të shkaktojë “probleme të mëdha”.
Trump duke folur në Zyrën Ovale tha se do të “hetojë” raportet.
“Do të më bëjnë një përmbledhje së shpejti, kështu që do t’ju informoj për këtë sonte ose nesër,” tha ai.
Kur u pyet për këtë situatë, Trump shtoi: “Nuk më pëlqen. Nuk më pëlqen kur ndodh kjo. Mund të sjellë probleme të mëdha.”




