Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami me anë të një postimi në Facebook ka reaguar ndaj Ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lidhur me postimin e tij për rritjen ekonomike në vend.
Murati më herët kishte shkruar se sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Kosova ka rritje të BPV-së në TM2 2025 prej 4.58% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Bajrami ka reaguar me një shkrim ku thotë se “sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin gusht 2025 inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht 2024. ”
“Pyeteni Hekuran Muratin se çfarë lajmi është ky për Kosovën” – përfundon shkrimin Bajrami.





