Presidenti francez Emmanuel Macron, në një intervistë për televizionin francez BFM TV, ka thënë se vetëm Trump e ka mundësinë dhe fuqinë të ushtroj trysni ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
Macron ka shtuar se nëse Presidenti amerikan Donald Trump, vërtet dëshiron ta fitojë çmimin Nobel për paqe atëher ai duhet të ndal luftën në Gaza.
Trump mbajti një fjalim të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën, ku i hodhi poshtë përpjekjet e aleatëve perëndimorë për ta mbështetur krijimin e një shteti palestinez, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte shpërblim për militantët e Hamasit.
Duke folur për fjalimin e Trumpit, Macron tha: “Shoh një president amerikan të angazhuar, që përsëriti këtë mëngjes nga podiumi: ‘Unë dua paqe. Kam zgjidhur shtatë konflikte’, një president që dëshiron Çmimin Nobel për Paqe. Ky çmim është i mundur vetëm nëse e ndal këtë konflikt”.
Vende si Kamboxhia, Izraeli dhe Pakistani janë në mesin e atyre që e kanë nominuar Trumpin për këtë çmim vjetor, për shkak të marrëveshjeve për paqes ose armëpushimeve që ka ndërmjetësuar.




