Pas fitores së Topit të Artë 2025 nga Dembele, tifozët e futbollit kanë ngritur debate se a ishte fituesi i drejtë pasi që edhe Yamal shihej si favorit për të fituar.
Mirëpo revista “France Football” që organizon votimin për këtë çmim, ka publikuar listën e plotë të rezultateve për 30 finalistët.
Sipas këtyre rezultateve mes Dembeles dhe Yamal nuk kishte garë të fortë pasi që diferenca ishte më shumë se 300 pikë.
Organizatorët e Topit të Artë kishin deklaruar se gjithçka ishte si duhej, Dembele e fitoi Topin e Artë pasi që ishte shumë më përpara se Yamal me pikë.





