Pas Besa Famgasit është skuadra e Shqiponjës që nis aventurën evropiane.Skuadra gjakovare të dielën nga ora 16:00 e zhvillon ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane.
KHF Shqiponja do të përballet me skuadrën e njohur zvicerane, Yellow Winterthur. Ndeshja zhvillohet në Schaffhausen të Zvicrës.Ndeshja e kthimit luhet të shtunën e ardhshme në Gjakovë.
Ndonëse nuk kishte shumë fat në short, Shqiponja do të jap maksimumin për prezantim sa më të mirë në Zvicrës, me synim për sukses në ndeshjen e kthimit.
Shqiponja kthehet në garat kontinentale pas një kohe të gjatë. Së fundi kishte garuar në shtatorin e vitit 2018.Prej katër pjesëmarrjeve, dy herë gjakovaret e kanë kaluar nga një kundërshtar evropian.




