Pas dështimit të 36 të konstituimit të Kuvendit, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një deklaratë për media pas vendosjes së gurthemelit për marrjen e aneksit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe fillimit të renovimit të në këtë depo, tha se mandati i qeverisë është zgjatur nga opozita.
Duke e cilësuar të pakuptimshëm mosvotimin e opozitës për komisionin për votim të fshehtë për kryeparlamentairn, Kurti tha se tash e pesë muaj që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, e gjithë kjo po ndodhë me vonesat në konstituimin e Kuvendit.
Duke u shprehur se “Ky është realiteti që nuk kam çfarë të shtoj” ai pohon se nuk ka qeveri të re të Kosovës por ka qeveri në detyrë.




