Dje janë zhvilluar disa nga ndeshjet e xhiros së dytë në kuadër të ligës në Ligën e Kampionëve, dhe rezultatet kanë qenë befasuese.
Atletico Madrid shënoi një fitore të thellë ndaj Eintracht Frankfurt me rezultat 5-1, me golat e Raspadori në minutën e 4-të, Normad në minutën e 33-të, Griezman në kohën shtesë së pjesës së parë, Simeone në minutën e 70-të dhe Alvarez në minutën e 82-të.
Tottenham barazoi në mënyrë dramatike kundër Bogo-Glimt me rezultat 2-2, e Marseille shkatërroi Ajaxin me rezultat 4-0.
Chelsea fitoi me rezultat minimal ndaj Benfikës 1-0, Real Madridi fitoi me rezultat bindës 5-0 ndaj Kairat dhe poashtu Interi mori 3 pikë në fitoren 3-0 ndaj Slavia Pragës.
Surpriza e mbrëmjes ishte loja ndërmjet Galatasaray dhe Liverpool ku Galatasaray fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj gjigantit anglez.




