Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me zëvendësministren në detyrë Liza Gashi, ambasadorin Ilir Dugolli dhe konsullin e përgjithshëm Blerim Reka, zhvilloi takime me dhjetë kongresistë dhe senatorë amerikanë.
Kurti, në një postim në Facebook, bëri me dije se prej këtyre takimeve, gjashtë janë nga radhët e Demokratëve dhe katër nga Partia Republikane.
Temë e diskutimeve ishte bashkëpunimi Kosovë-SHBA në fushën e mbrojtjes dhe të zhvillimit.
Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e mbështetjes dypartiake për Kosovën në Capitol Hill dhe falënderoi për angazhimin e vazhdueshëm të ligjvënësve amerikanë në raportet me Kosovën.





