Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, Maurizio Antonini, ku kanë biseduar për zhvillimet politike dhe sfidat aktuale në vend.
Haradinaj tha se mes Kosovës dhe Italisë është krijuar një partneritet i cili vetëm se duhet të thellohet drejt proceseve të rëndësishme siç është anëtarësimi në NATO.
Tutje ai shkruan se kishte kënaqësinë të pret sot ambasadorin Italian në Kosovë, z Maurizio Antonini, me të cilin bashkëbiseduan për zhvillimet politike në vend dhe sfidat nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
“Mirënjohës për rolin e Italisë, si në të kaluarën ashtu edhe në këto kohë të rëndësishme për vendin” u shpreh Haradinaj.





