Nesër fillojnë përballjet e xhiros së tetë në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, që kësaj here do të luhen edhe të shtunën, por edhe një lojë do të zhvillohet ditën e hënë.
Nesër FC Malisheva e pret në shtëpi FC Llapin, një ndeshje e rëndësishme ku Llapi kërkon fitoren e dytë që nga fillimi i sezonit, e ndërsa Malisheva synon të vazhdon ngjitjen edhe më tej në tabelë.
Nesër poashtu do të zhvillohet edhe derbi i xhiros, FC Ballkani udhëtonë për tu përballur me FC Prishtinën, një ndeshje që përcakton kreun e tabelës, pasi që Prishtina qëndron momentalisht vetëm një pikë përpara Ballkanit.
Kurse të dielën do të zhvillohen edhe dy lojë tjera, FC Ferizaji e pret në shtëpi KF Drenicën e KF Dukagjini e pret Prishtinën e Re.
E ndërkaq të hënën do të zhvillohet derbi i qytetit të Gjilanit, SC Gjilani dhe KF Drita do të përballen për më të mirin e qytetit.
Ndeshja u shty për të hënën me kërkesë të KF Dritës pas angazhimit të klubit në Ligën e Konferencës.




