Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të shkollës së re fillore dhe të çerdhes për fëmijë në lagjen e Boshnjakëve, në komunën e Mitrovicës së veriut, investim i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Objekti i ri do të ketë nëntë klasa të shkollës fillore dhe një klasë të çerdhes për fëmijë, me ç’rast do të ketë edhe bibliotekë, sallë të arsimtarëve, kabinete e kështu me radhë, në mënyrë që kushtet të jenë moderne, për mësimdhënie sa më të mirë dhe po ashtu për mësimnxënie me standardet më të larta.
Kryeministri Kurti falënderoi shumë ata të cilët kontribuan dhe e ideuan ndërtimin e shkollës, dhe uroi punime të shpejta dhe të mbara.





