Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka shkruar në Facebook për dëmet që sipas tij janë shkaktuar nga pushteti aktual në Kosovë.
Hamiti ka përmendur sanksionet e BE-së dhe SHBA-së dhe ka vlerësuar se do të duhet kohë dhe punë për t’i sanuar dëmet e pushtetit në ikje.
Hamiti ka shkruar se vendi po përjeton krizë sociale dhe ekonomike dhe korrupsion masiv qeveritar, duke përmendur edhe se nëse nuk konstituohet Kuvendi, atëherë vendi rrezikon të mbetet pa buxhet për vitin 2026, gjë që sipas Hamitit do të ishte një kolaps financiar.
Në fund Hamiti shkruan se qytetarët duhet të marrin mësime prej pësimeve dhe s’kanë pse të zgjedhin udhëheqës që e katandisin Kosovën.





