FIFA ka publikuar dënimet për ndeshjet e shtatorit, të vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës 2026.
Në mesin e federatave të dënuara është edhe ajo e Kosovës.
Dënimet për Federatën e Kosovës përfshijnë dy gjoba për ndeshjen kualifikuese ndaj Suedisë, një gjobë prej 1000 frangave për thyerjen e rregullit “rend dhe siguri në ndeshje”, dhe një gjobë tjetër për kartonin e kuq të Lindon Emërllahut në vlerë 5000 franga.
E ndërkaq Federata e Zvicrës është dënuar për ndeshjen ndaj Kosovës me 5000 franga për shkak të thyerjes së rregullit “hyrje në fushë apo tentim hyrje në fushë të shikuesve”.




