Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar për çmimet e larta të karburanteve gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët. Ai është pyetur nga një qytetare nëse kanë propozuar ndonjë draft për uljen e çmimit të naftës.
Berisha ka thënë se PD ka përgatitur një projektligj që kërkon përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës. Ai gjithashtu ka theksuar se do të kërkojnë të aplikojnë një sistem fiskal si ai që zbatohet në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku çmimi i naftës rritet për shkak të tregut botëror, por mbetet 70% më i ulët se në Shqipëri.
Berisha theksoi se ky sistem mund të sjellë një ulje të menjëhershme të çmimit të karburanteve në vend




