Sllovakia ka bërë një ndryshim në listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Kosovës. Mbrojtësi Lubomir Shatka, i përfshirë fillimisht, nuk do të jetë në dispozicion për shkak të një dëmtimi në shputë dhe pritet të nënshtrohet një operimi të hënën.
Trajneri Francesco Calzona ka vendosur ta zëvendësojë Shatkën me Davir Krçikun nga Viktoria Plzen. Përfaqësuesja sllovake do të grumbullohet të dielën për përgatitjet e ndeshjes.




