Videot virale të njohura si “AI Crying Food”, ku ushqimet paraqiten me emocione njerëzore, po ngrenë shqetësime serioze për ndikimin te fëmijët. Psikologia për fëmijë, Kristina Halilaj, paralajmëron se këto përmbajtje mund të shkaktojnë konfuzion mes realitetit dhe fantazisë, sidomos te moshat e vogla.
Sipas saj, fëmijët mund të përjetojnë ankth, frikë apo edhe refuzim ndaj ushqimeve që i shohin në këto video. Në disa raste, kjo mund të ndikojë edhe në zhvillimin emocional dhe mënyrën si ata përpunojnë ndjenjat.
Psikologët këshillojnë prindërit të kontrollojnë përmbajtjen që ndjekin fëmijët dhe të kufizojnë ekspozimin ndaj videove të shkurtra, të cilat mund të kenë ndikim negativ në zhvillimin kognitiv dhe social.




