Doni Arifit, mesfushori i talentuar i cili ka qenë në fokus për një kohë të gjatë për mundësinë e ftesës nga Kombëtaret, ka marrë një thirrje nga Kombëtarja A e Finlandës. Ai kishte shprehur disa muaj më parë se do të pranonte ftesën e parë nga një kombëtare që e kontakton dhe që ka planin më të mirë për të.
“Për momentin jam i fokusuar dhe po punoj shumë që të bëj ndeshje të mira si në ligë ashtu edhe në Evropë. Shpresoj të më vijë ftesa nga Kombëtarja, dhe kam vendosur që për ekipin A do të zgjedh atë që më kontakton e para dhe që ka planin më të mirë për mua. Si Kombëtarja e Kosovës ashtu dhe ajo e Finlandës i kanë dyert e hapura dhe kush më thërret përpara aty do të jem,” kishte thënë Doni. Dhe ai e mbajti fjalën!
Arifit tani do të ketë mundësinë të paraqitet me fanellën e Finlandës, një zhvillim i rëndësishëm në karrierën e tij.




