Ushtria amerikane ka goditur më shumë se 8,000 objektiva në Iran që nga fillimi i sulmeve tri javë më parë, duke përfshirë 130 anije iraniane. Këtë e ka konfirmuar Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), në një video të postuar në X.
Ai e ka cilësuar këtë operacion si eliminimin më të madh të një marine gjatë një periudhe trejavore që nga Lufta e Dytë Botërore. Cooper theksoi gjithashtu se ushtria amerikane mbetej e përqendruar në eliminimin e kërcënimeve të Iranit ndaj transportit të lirë të tregtisë në Ngushticën e Hormuzit.
SHBA-ja ka lëshuar bomba të shumta 5,000 paundëshe në një strukturë nëntokësore iraniane, të cilën Teherani e përdorte për të ruajtur raketa dhe pajisje të tjera që paraqisnin rrezik për transportin ndërkombëtar. Këto lëvizje ndodhin pas një përkeqësimi të situatës në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për eksportet globale të naftës, ku trafiku detar ka ndaluar praktikisht për shkak të luftës me Iranin.




