Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar sqarim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me procesin e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Kabineti i presidentes thekson se dilema lind pasi ajo ka pranuar më shumë propozime nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvend sesa sa e lejon Kushtetuta.
“Presidentja Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Pas marrjes së përgjigjes, do të vazhdohet me emërimin. Në rrethanat aktuale janë bërë më shumë propozime sesa parashikon Kushtetuta, prandaj Gjykata duhet ta sqarojë situatën para se të vazhdohet,” tha kabineti i presidentes.
Ky hap është parë si një përpjekje për të siguruar që procesi i emërimit të jetë në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën e vendit./EO/




