Në përvjetorin e 27-të të ndërhyrjes së NATO-s kundër Serbisë, Enver Hoxhaj e ka përshkruar këtë moment si vendimtar për ndalimin e gjenocidit dhe arritjen e lirisë së Kosovës.
Ai ka treguar për vizitën e tij në një bazë NATO-s në Baltik, ku pa nga afër një nga aeroplanët që mori pjesë në bombardimet e vitit 1999, duke e quajtur një kujtim të përjetshëm të drejtësisë dhe lirisë.
Hoxhaj falënderoi aleatët perëndimorë dhe vuri në dukje se ky mund të jetë përvjetori i fundit i ndërhyrjes pa ish-krerët e UÇK-së në Kosovë.




