Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave për ryshfet në sektorin privat, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh.
Sipas aktakuzës, dy të pandehur, F.G. dhe M.G., dyshohen se kanë pranuar përfitime të kundërligjshme për t’i siguruar një kandidati çertifikatë për aftësim në përdorimin e armëve të zjarrit pa ndjekur trajnimin dhe provimin e duhur.
Të tjerët, përfshirë S.B., R.M., H.N., B.H., S.B. dhe B.G., akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të autoritetit zyrtar, duke shënuar të dhëna të rreme dhe duke nënshkruar çertifikata për persona që nuk i janë nënshtruar trajnimeve.
Prokuroria bëri të ditur se aktakuza është ngritur pas mbledhjes së provave të mjaftueshme dhe rasti do të trajtohet në procedurë gjyqësore sipas legjislacionit në fuqi.




