Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njoftoi se vendi do të ndërpresë gradualisht furnizimin me gaz natyror drejt Ukrainës, duke ruajtur rezervat për përdorim të brendshëm.
Vendimi vjen pas ndërprerjes së furnizimeve me naftë ruse dhe thellon tensionet mes Budapestit dhe Kievit.
Orban paralajmëroi se gaz nuk do të dërgohet derisa Ukraina të rifillojë furnizimet me naftë, ndërsa Ukraina konsideron riparimin e tubacioneve të rrezikshëm për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse.




