Irani po rrit praninë ushtarake në ishullin Kharg, në pritje të një operacioni të mundshëm amerikan, sipas burimeve të inteligjencës amerikane të cituara nga CNN.
Teherani ka ngritur kurthe, zhvendosur personel ushtarak dhe forcuar mbrojtjen ajrore, pasi ishulli është një pikë kyçe që menaxhon rreth 90% të eksporteve të naftës bruto të vendit.
Raportet paraprake kanë treguar se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e një operacioni për të ushtruar presion mbi Iranin dhe për të detyruar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Ekspertët paralajmërojnë rreziqe serioze viktimash, pasi ishulli është i fortifikuar me mbrojtje të shumëfishta dhe së fundmi është pajisur me sisteme portative raketash kundërajrore.




